Ndërsa inspektoi punët për rindërtimin e katedrales Notre Dame, presidenti francez shpresoi për përfundimin së shpejti të një tjetër projekti rindërtimi, atë të reformës së pensioneve në Francë.
Vizita e Emmanuel Macron, e zhvilluar nën një prani të theksuar policore, shënon 4-vjetorin e zjarrit që dëmtoi kishën mesjetare.
Situata në Paris mbetet e tensionuar në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Francës mbi ligjshmërinë e reformës që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç. Macron e çoi atë përpara përmes një dekreti dhe gjykata ka pushtetin ta rrëzojë tërësisht ose pjesërisht ligjin.
Nëse aprovohet, në vend do të mbahen protesta të reja të udhëhequra nga sindikatat, si ato të javëve të fundit.
Shumica e tyre kanë qenë paqësore, por disa janë karakterizuar nga dhuna, duke reflektuar pakënaqësinë ndaj reformës.
Demonstrata janë planifikuar tashmë në disa qytete përpara vendimit të gjykatës.