Kryeministri Edi Rama ndodhet në Israel, ku ka zhvilluar një vizitë në kompaninë e Sigurisë Kibernetike “CheckPoint”.
Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook.
“Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama.