Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama shkruan në një reagim në platformën X se ishte një fitore e jashtëzakonshme, ndërkohë shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me presidentin Biden dhe mezi pret të punojë me Trump për zhvillimin dhe prosperitetin.

“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme

Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona.

Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.