Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre në mbarë botën për Vitin e Ri Hebre.
Në një postim në rrjetin social X, Rama ka sjellë në kujtesë lidhjen e veçantë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij hebre.
Kreu i qeverisë shkruan se është i privilegjuar që ka kontribuuar gjatë këtyre viteve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë mes popullit hebre dhe shqiptar.
Historja jonë e përbashkët është dëshmi e unitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Gjatë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre. Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes tonë.
Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme, nga tregtia e deri te kultura ka pasuruar dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin.
Teksa mblidhemi me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të bekuar për një vit të mbarë. Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e veçantë midis dy popujve tanë dhe të punojmë për një botë në paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Kryeministri Edi Rama në urimin e tij.
As the sun has set and usher in the Jewish New Year, I extend my warmest wishes to the Jewish community in Albania, Israel, and around the world. Rosh Hashanah is a time of reflection, renewal, and hope, and as we stand at the threshold of a new year, let us cherish the… pic.twitter.com/W4O2sKk3pt
— Edi Rama (@ediramaal) September 15, 2023