Kryeministri Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Amerikës të investojnë në atdhe.

Rama tha se në ditët në vijim qeveria do të prezantojë “paketën e maleve”, e cila do të lehtësoje emigrantët që të investojnë në zonat malore në vendlindje.

“Ajo që unë u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe Europë nuk është kthehuni përgjithmonë, po t’i investoni kursimet tuaja te shpia e gjyshit për ta kthyer në agroturizëm.

Në fund të muajit do fitoni më shumë nga shpia e gjyshit se sa ai nga që ju jep punë këtu dhe ju mban me një rrogë”, tha ai.