Falë mjeshtërisë së propagandimit dhe pompimit mediatik takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun angles Rishi Sunak u pompua në atë farë feje sa krijoi përshtypjen se paskëtaj gjithsa ka të bëj me raportet e autoriteteve ndëshkuese e opinionit anglezë me kriminelët trafikantë & refugjatët ilegal shqiptar do të jenë në favor të këtyre të fundit.

Në fakt nuk është aspak kështu. Turi pak ditor i Ramës në Angli nuk mund të quhet vizitë e suksesëshme po të kihet parasysh se asgjë nga ato çfarë u propagandua si qëllim kryesor i kësaj vizite nuk u realizua.

Përtej asaj çka informonin përfaqësuesit mediatik të shpurës shqiptare të oborrit, që Rama kishte marrë me vete, nuk e teprojmë nëse vlerësojmë se përjashtuar tonit arrogant të retorikës agresive ndaj sekretares së Brendëshme, Suella Braverman, dhe autoriteteve angleze, që i fusnin të gjithë shqiptarët e Anglisë në thesin e filmit “Taken”, pjesa tjetër e kësaj vizite ishte “luks”.

Blablabla para mikrofonit të radiove e gazetarëve, batuta tirone e llogje kavoje me James Bond, Mr. Bean e Dua Lipa, që ngjisin në mjedisin e injorancisë shqiptare dhe, ndërsa takimi me homologun Sunak pritej me interes e vemendje për atë që do prodhonte, solli zhgënjim.

Nga që prej tij nuk doli asgjë e re, asgjë produktive e në favor të komunitetit shqiptar në Britani. Madje përkundër atyre çka kishin propaganduar bujshëm mediat e Tiranës, lidhur me një takim rreth 60 minutësh, kokë për kokë”, në zyrën e tij, kryeministri Sunak i kushtoi “liderit global me origjinë shqiptare” një pritje në holl, i kushtoi shumë më pak kohë bisede, vetë Sunak foli shkurt e qartë lidhur me temën e emigrantëve duke e lenë Ramën të tirte gjërë e gjatë

“Z.Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing Street. Britania dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu”, adresoi Sunak para nisjes së takimit në holl dhe këto janë të vetmet arritje të suksesëshme të vizitës së Edi Ramës në Angli. Ndonëse u fol që pas takimit do të kishte një konferencë shtypi, kjo nuk ndodhi, ndaj dhe përgjigja zyrtare për pyetjen:Çfarë prodhoi  takimi Rama-Sunak deri më sot mbetet pezull./ Koha Juaj.com – është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni