Kryeministri i vendit, Edi Rama tha në “Opinion” se është takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kanë pasur diskutime, sepse sipas tij është një çështje për të cilën janë ata që duhet të vendosin nëse duan të diskutojnë apo jo.
Rama: Unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, janë shumë të qartë në atë se çfarë thonë.
Rama: Jo, sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe kompetencë e plotë e kryeministrit të Kosovës dhe në njëfarë mase dhe e presidencës. Janë ata që vendosin nëse dëshirojnë apo jo të diskutojnë mbi këtë çështje. Nuk jam unë që i marr dhe i them se si do bëni për këtë punë. Është respekt për ta dhe institucionet e Kosovës, sipas meje.
Kosova është konsultuar gjithmonë me Shqipërinë.
Rama: Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet, kur nuk dëshiron të kosnultohet është totalisht në të drejtën e vet të mos konsultohet. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne në qeveri dhe është në të drejtën e vet që mos e diskutojë këtë gjë. Ne nuk jemi indiferentë.
Cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare?
Rama: Qëndrimi ynë është shumë i qartë, kjo është një situatë e rrezikshme dhe e panevojshme.
Kush është përgjegjës?