Mbi 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

Në total, bonusin e përfitojnë 724 933 pensionistë. Mbi 500 mijë do të përfitojnë 15 mijë Lekë. Ndërsa 213 mijë të tjerë rreth 10 mijë lekë.

“Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë”, njoftoi kryeministri.

Ai shprehet më tej se pensionistët do të marrin vitin e ardhshëm dy bonuse, në pranverë dhe në dimër.