Presidenti i Francës, Emmanul Macron ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.
Pas mesazheve që Macron tha për integrimin e Shqipërisë, por edhe për situatën në Kosovë, sot ai është larguar për në Paris.
Në aeroportin e Rinasit është përcjellë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe një foto me Macron.
“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti president! Rroftë Shqipëria, rroftë Franca”, shkruan Rama.