Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë komentoi dhe tarifën doganore prej 10% që SHBA ka vendosur edhe ndaj vendit tonë.
“Asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA.
Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama.