Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë indirekte për arrestimin nga SPAK të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Dhe pse nuk e përmendi me emër, Rama deklaroi nga Berati se duhet pasur durim për luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksoi se për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.

Duke nënkuptuar arrestimin e Dakos, Rama tha se “nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit”.

“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. 

Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.

Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca  e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet.

Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim”, tha Rama nga Berati.