Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka folur ne lidhje me ekonominë e vendit dhe objektivin per anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri ne 20230.

“Duke filluar nga një GDP që ishte 12.7 miliardë, ne morëm detyrën në 2013, tani është 25.4 miliardë. Një shifër domethënëse se cfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri.

Sot kemi arritur pagën mestarë në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedha është e fortë. Mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në sektorin privat rriten sepse sipërmarrja e kupton se investimi më i rëndësishëm është te punonjësit e kualifikuar.Duke harruar tu japësh më shumë atyre që punojnë për ty është një mënyrë e të parit shumë dritëshkurtër të ardhmes së çdo kompanie. Por edhe për faktin që nevoja e ekonomisë për fuqi punëtore është shumë e madhe.

Për turizmin e keni parë. Është tanimë një sektor i ekonomisë në një shpërthim të madh, patjetër përbrenda që ky shërbim ka sfida. Po ashtu dhe në të gjithë sektorët e tjerë. Në fund, besoj që më e rëndësishmja është që të gjitha këto bashkë kanë sjellë që Shqipëria të jetë me pozicion në botë.

Më shumë se kushdo tjetër, mund ta perceptojnë ata që rrinë jashtë. Sot është shumë kollaj të takosh kudo njerëz që thonë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri,.

Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE. Do të ishte arritje historike”, tha Rama.