Kryeministri Edi Rama u shpreh se synimi i Shqipërisë është që të përmbyllë procesin e integrimit brenda kësaj dekade.

Në konferencën në Luksemburg, Rama tha se duam të ndërtojmë Europën në Shqipëri.

“Është synimi ynë, ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit të Evropës si shtet anëtare. Kjo është shumë ambiciozë dhe do kërkojë një volum të madh pune, kemi punuar dhe kemi hartuar një udhërrëfyes. Kemi një plan, po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë që të na ndihmojë për ta arritur këtë, Kur them miqtë, kjo është e dyanshme.

Kemi nevojë për dije dhe për mbështetjen e trurit. Duke bërë të gjitha këto, që për sa na takon ne, do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme.

Ta bëjmë Shqipërinë si vend anëtar në mënyrën si funksionon dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi nuk duam që Shqipëria të largohet dhe të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel, duam që BE të jetë në Shqipëri. Pikërisht është ajo që duhet të përfundojmë, të ndërtojmë Evropën në Shqipëri”, tha Rama.