Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Itali. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.

Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian. Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.