Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy lajme të mira në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë. Ai ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e fundvitit.
Sakaq, për herë të parë është vendosur 2% e buxhetit për mbrojtjen në Shqipëri.
“Brenda disa ditësh, do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e Vitit të Ri, ashtu siç u bë dhe vitin e kaluar dhe ashtu siç është bërë gjatë gjithë këtyre viteve.
Tjetra, ne me këtë buxhet kemi vendosur dhe objektivin në NATO dhe për herë të parë do të kemi 2% të buxhetit për mbrojtjen“, tha ndër të tjera Rama.