Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Shkodër. I shoqëruar nga Benet Beci dhe Elisa Spiropali, Rama është ndalur te muzeu i krimeve të komunizmit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se do ta transformojnë dhe do ta kthejnë në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë.

“Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës’, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama.