Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb në Beograd se rruga e vetme për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve por dialogu.
Ai shtoi se duhet hapur rrugat e arsyes për të kaluar më pas në rrugën e dialogut.
“Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.
Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut.
Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”.