Kryeministri Rama thotë se luftën kundër korrupsionit nuk e bën vetëm drejtësia, por edhe mirëqeverisja. Nga Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së, kryesocialisti thotë se mirëqeverisja duhet të modernizohet me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Nga ana tjetër, ne nuk do të kemi një drejtësi evropiane nëse nuk do të guxojmë ta thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit në të gjithë filozofinë e qasjes ndaj vetë idesë së progresit. Ne duhet të punojmë çdo ditë me vetëdijen se luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta bëjë vetëm drejtësia, por dhe mirëqeverisja, e cila duhet të modernizohet. Nuk duhet që të mos e rrokim ne për ta rritur shpejtësinë e progresit, mundësinë e re, opurtunitetin e këtij momenti historik për shoqërinë njerëzore që është teknologjia dhe inteligjenca artificiale. Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e cilësisë së institucioneve demokratike kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet, por kërkon edhe mirëqeverisjen e shtetit përmes krijimit dhe aftësimit të vazhdueshëm të sistemeve të funksionimit të institucionit.

Karriga e pushtetit është një kafshë e egër që po e lë të të hyjë në trup të mbush xhepin, por të merr mendjen. Prandaj, kush e harron se ajo karrige është e popullit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Ju e dini qëndrimin që nuk ndryshon për të gjithë ata që harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo familje politike dhe pastaj kur i kap rrjeta e drejtësisë, presin mbrojtje nga partia. PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige për t’i shërbyer qëllimeve të saj, por për ta mbajtuar atë karrige me sukses është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re, korrupsioni do të mbetet një problem përsa kohë që modernizimi nuk do të arrijë në nivelin e masës së transformimit. Koha që jetojmë na ka dhënë një mundësi që asnjë gjeneratë nuk e ka imagjinuar, bekimin e tekonlogjisë dhe inteligjencës artificiale.

Sot, Shqipëria është i vetmi vend në rajon pa sportele shërbimesh. Nuk ka më sportele në Shqipëri për të marrë dokumente dhe më në fund u mbyllën sportelet e turpit të PS-së. Nëse ka pasur një turp, kanë qenë sportelet e hipotekave. Sot edhe në hipotekë, ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit nga shtëpia. Viti i Ri do të hyjë me një e-Albania 2.0 duke i bërë shërbimet më të thjeshta, përfshirë dhe për ata me aftësitë ndryshe dhe për të moshuarit. Pensionistët janë përdoruesit më seriozë të këtyre shërbimeve. Të gjithë do të kenë një shërbëtor personal, një asistent të vetin që do të jetë ditë e natë zgjuar vetëm më shkrim në pasqyrin e celularit.

Sa herë ta hapni, shkruni shërbëtorit. Vitin e ardhshëm, shërbëtori do të dalë me figurë dhe me zë, madje do ta zgjidhni a doni shërbëtor apo shërbëtore dhe nuk do të vijë për të ju shqetësuar dhe kjo nuk është lojë, por shërbim që mundëson që kur futesh për të marrë shërbime publike të Shqipërisë, ti do të kesh një shërbëtor që do të thotë bëj këtë e atë dhe nuk do të ketë më një adresë për t’u ankuar se secili do të ketë shërbëtorin e vet, por ky është vetëm njëri nga shërbimet. Shërbëtori do të paraqitet besoj për të ju thënë “Gëzuar festat” në fund të këtij viti dhe do të fillojë në funksion të plotë”, tha ai.