Ditën e martë dhe të mërkurë (9 dhe 10 janar), kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës.

News 24 raporton se mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023.

Gjithashtu do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025.

Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi.

Kujtojmë se ditët e para të janarit, ministrat e dikastereve përkatës, kanë bërë analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2023, në konferenca për shtyp.