Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend më 9 korrik.

Kjo me qëllim adresimin e problematikave që lidhen me sezonin veror 2025.

Burimet bëjnë me dije se fokusi i takimit do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.

Kryeministri Rama ka theksuar në daljet e fundit nevojën për zbatim rigoroz të ligjit dhe kthimin e hapësirave të përbashkëta në funksion të komunitetit, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një sezon turistik të sigurt, të pastër dhe të qetë.