Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS që do të mbahet në Durrës më 17 mars.
Në fokus të agjendës do të jetë rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja, projektudhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme, projekt udhëzimi për kandidatët për delegatë të kongresit dhe bashkëkryetarë të organizatave socialiste.
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, dhe në zbatim të detyrës së AK të PS të datës 11.02.2024, ju njoftoj se më datën 17.03.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel “Melia” Durrës zhvillohet mbledhja e AK të PS me rend dite:
1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2.Mbi zbatimin e detyrave te AK të PS për Rienergjizimin e partisë, korigjimin e mangësive të evidentuara në OS dhe anëtarësimet e reja. Blendi Klosi
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara.
4.Miratimii Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”.
5.Miratimi i Projekt Udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse te kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarëve OS dhe KS të NJA”.
6.Të ndryshme.