Në fjalimin e fitores, kryeministri Rama kishte një mesazh edhe për opozitën, për të cilën tha se mbetet kundërshtarja e kahershme dhe e pandreqshme.
Kryeministri deklaroi se opozita nuk do ta kuptojë “që që ky popull nuk ka për të ndryshuar kurrësesi qeverinë që ka pa ndryshuar opozitën që sdo”.
“Kjo fitore me notën 10, që e kisha parandjerë prej shumë kohësh, mund të jetë e pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar që Shqipëria sot është krejt tjetër nga ajo dje dhe as nuk duan ta kuptojnë që që ky popull nuk ka për të ndryshuar kurrësesi qeverinë që ka pa ndryshuar opozitën që sdo.
Kjo fitore nuk është hic e pabesueshme as për mua që e kam kërkuar përditë, qysh katër vjet më parë në momentin kur sapo kam zbritur nga podiumi këtu dhe nuk është hic e babesueshme për ata që nisur nga shumë këtu, duke filluar nga drejtuesit politik që bashkë me mua punuan shumë fort 4 vjet për ta sjellë rezultatin e 11 majit.
Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballje me kundërshtarët tanë të kahershëm dhe të pandreqshëm është në fakt rezultati i një përballje përfundimtare me historinë tonë të mundimshme në kushtet kur na ra neve shansi tja ndryshojmë rrjedhën Shqipërisë”, tha Rama.