Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje për sigurimet shoqërore.
Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë shprehet se ky hap është një tjetër suksesi për njohjen e sigurimeve shoqërore për shqiptarët jashtë vendit.
“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Kryeministri Edi Rama.