Radhe të gjata kilometrike jane formuar këtë fundjavë në pikën  e kalimit kufitar në Morinë, pikërisht në doganën e Morinit dhe Vërmicës në anën tjetër të kosovës. Vargu i gjatë I automjeteve është krijuar në korsinë ku kalojnë kamionëve të cilët transportojnë lëndë ndërtimi, mallra të ndryshëm dhe autobote me karburant.

Shkak i këtyre radhëve pa fund të cilat arrijnë nga trau i doganës e deri tek shkolla nëntë-vjecare e fshatit, Morinë në një distancë prej tre km, eshtë se shërbimi doganor i Kosovës punon me orar të  të shkurtuar  dhe gjatë fundjavës është pushim.

Prej kohësh kjo mënyrë e të punuarit nga pala Kosovare është bërë një  pengesë e madhe  për kontrollin e mallrave në këtë pikë doganore e për pasojë sjell dhe krijimin  e këtyre radhëve  të gjata, të cilat përsëriten shpesh në fundjavë e ditë festash.

Po të shohësh targtat e kamionëve, shumica e tyre janë nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Hungaria e Ukraina. Shoferët në këto ditë të nxehta vere dhe të ftohtit në dimër janë të detyruar të presin në radhë për të kryer procedurat e kontrollit doganor apo dhe zhdoganimin e mallit.

Janë kamionë që transportojnë lëndë ndërtimi apo autobote me karburant të cilët ngarkojnë në portin e Durrësit, por ka dhe nga ata që kalojnë tranzit nëpërmjet kësaj pike doganore.

Edhe pse situata përsëritet prej kohwsh, nga ana e palës Kosovare nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e saj, e cila mbetet një problem, jo vetëm për shoferët të cilëve qëndrimi në këtë pikë kalimi kufitar i’u është kthyer në ferr  duke pritur me orë të tëra në diell, por kjo situatë mbetet shqetësuese edhe për vetë kompanitë pasi u sjell pengesa me vijimin e punës me vonesat që u krijohen me marrjen e mallit.

Një problem më vete janë autobotet e mbushura me karburant të cilët mund të kthehen në burim aksidenti, pasi qëndrimi i tyre, i gjatë në diell në temperature kaq të larta mund të sjellë dhe shpërthime të tyre të pakontrolluara.

Ndërkohë kjo situatë nuk prek qytetarët që udhëtojnë me automjetet e tyre, pasi janë miratuar marveshje mes dy vendeve për lehtësimin e kalimit të tyre, kamionistët do vazhdojnë të përjetojnë tmerrin e pritjes në doganë, derisa institucionet e Kosovës të marrin një vendim për zgjidhjen e këtij problemi./ www.kohajuaj.com

 

 

IMG 20250613 150113

IMG 20250613 143436

Dogana e Morines