Radhë  të gjata automjetesh janë krijuar në anën malazeze të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Raportohet se radha e automjeteve që presin të hyjnë në Republikën e Shqipërisë ka arritur deri në 3 kilometra.

Lidhur me këtë problematikë ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalimin me regjim të lehtësuar.