Kryeministri Edi Rama njofton se Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditën e dielë, ditë zie kombëtare në nder të viktimave që shkaktoi aksidenti hekurudhor në Greqi.

Nga raportimi i fundit, deri në këto momente nga aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi kanë humbur jetën 57 persona, 3 prej të cilëve dyshohet të jenë shqiptarë.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtize”, shkruan Rama.