Ish-banori i Big Brother, Qetsor Ferunaj ka folur pas daljes nga shtëpia ‘Vip’, ku ka treguar për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.
Qetsori në ‘Ftesë në 5’ tha se loja e tij përballë fituesit të BBVIP, Luiz Ejllit ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.
“Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, citoi ai.
Ne patëm me Luzin disa momente të çuditshme mbi diskutimet dhe bisedat por deri diku e ruajtëm njëri-tjetrin. Aty ne nuk kishim një skenar silleshim sipas lojës dhe situatave, Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet. Bisedat i bënim dhe në efekt lodhje, ai kishte krijuar dhe komoditet pasi kishte 2 muaj kohë por dhe ai më njihte, më ka parë si karakter. Më ka ditur skemat, sesi sillesha kur kam qenë 33-vjeç. Ne vërtet ishim në lojë por kishim fytyrën tonë. Ndoshta pati korrupsion të dyanshëm, i kërkova bashkëpunim kur erdhi Ronaldo dhe Bledi, se e pashë që po më masnin. I thashë që këta janë për mua, dhe të gjenim ndonjë situatë. Luizit i bëj thirrje që ato cka ndodhi aty brenda, pavarësisht që publiku dëshiron gërm mëret tona duhet t’i thotë që i kemi lënë. Nuk kam me askënd asnjë mërzitje apo hatërmetje.
Lojtarët që nuk do e vazhdoje raportin jashtë?