Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, pasi inspektoi strukturat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër të emigrantëve që do vijnë nga Italia, u shpreh se qendra do të hapet në 1 gusht.
Meloni theksoi se siguria do të garantohet nga autoritet italiane dhe me këtë marrëveshje, është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator.
“Meri Hospes është shoqëria që do të ndjekë menaxhimin e strukturave. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane e guardia di Finanza.
Ministria e Brendshme ka shpallur një garë për shpenzimet e transportit që arrijnë shifrën 13.5 mln euro por sigurisht edhe përsa i përket situatës në detin Kuq e Mesdhe do të shikojmë mundësinë e trajtimit të emigranteve nga anijet e marinës italiane.
Kostoja është 334 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorkombëtar. Do të kursejmë 136 mln euro në vit.
Do të ketë edhe një zonë ku do të mbahen emigrantë, ‘të burgosur’, nëse do të kryhen vepra penale. Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës.
Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë. Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Mund të shërbejë edhe për vende të tjera. Duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’u themi që do e realizojmë me sukses.
Vonesa prej 2 muajsh është prej terrenit disi të vështirë në Gjadër, por këto qendra do të shërbejnë për problemin që vijon që prej ’91. Nga vendet të quajtura të sigurta, kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona. Gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël”, tha Meloni.