Kjo batutë e një prej filmave shqiptarë do t’i shkonte për shtat, lojtarit të Kombëtares tonë, 28 vjeçarit, Reji Manaj , teksa sjellim në vëmendje ekzekutimin e penalltisë në ndeshjen me Serbinë në Tiranë, luajtur të shtunën në stadiumin “Air Albania”.

Historia e futbollit shqiptarë e vuri atë në “pikën e bardhë”, dhe vetëm 2 sekonda e ndanin nga historia, por ai siç thuhet për raste të tilla, të arta, por të humbura, “goditi me çorap”, e nuk mundi të fuste topin në rrjetë.

E la veten jashtë histrosë së futbollit, pse jo dhe Shqipërinë bashkë me shokët e tij dhe trajnerin, Sylvinho, jashtë Botërorit dhe shtangu miliona shqiptarë, që prisnin ngazëllimin e një triumfi të shumëpritur ndaj serbëve.

Goli e ndoqi dhe në Letoni lojtarin tonë, që është një vlerë e futbollit shqiptar, por dhe atë në atë “ rrokopujë”, ende  edhe ai nuk e ka të qartë shënoi apo i  ra topi aksidentalisht, apo vetë lituanët bënë autogol!?

Rrëshkija e ekipit tonë kombëtar, mbrëmë në Letoni, ka shuar gati shpresat për më tej.

Shqipëria duhet të presë gjatë të shkeli në botëror. Dje nuk ishte vetëm Manaj, por Manaj me shokë që nuk treguan vlera, grintë….

Trajneri vijon të justifikohet me një plastikë fantastike të mimikës, me 5 pikë të marra në 4 ndeshje. Dhe përzgjedhja për penalltinë e ekzekutuar “mjeshtërisht”, nga Manaj e mori si përgjegjësi të vetën.

Në fakt mbrojtësi serb , sikur e kishte në rrënjën katrore lojtarin tonë dhe nga mbulimi që i bëntë , por dhe nga shtatlartësia e konstrukti fizik i tij.

Kio që bëri trajneri është dinjitoze dhe për të shkarkuar ngarkesën e lojtarit në raste të tilla, por kjo nuk mjafton, ai duhet të reflektojë deri në pozicionimin e tij në krye të kuq e zinjve.

Koha nuk pret! Kemi sfida të vështira përpara

Tashmë ndeshja me Serbinë mbaroi, asgjë e keqe nuk ndodhi, por as e mire, ne nuk fituam, tifozët u mërzitën dhe u irrituan më FSHF –në, pika fluturoi për në Beograd.

E të gjithëve mëndja u rri tek Manaj. Ai duhet përkrahur e mbështetuar, për të kaluar situatën. Jo vetëm ai por gjithë kombëtarja që na ka bërë dhe shumë krenarë në botë.

Penallti kanë humbur dhe Platini, Maradaona, Barezi Baggi,  Messi, Ronaldo…., por ata e kanë histroinë e tyre të pasur me trofe si individë , klube ku kanë luajtur dhe me kombetaret e tyre. Sirtarët tanë janë ende të boshatirusur.

Shresojmë të arrijmë rezultate e të mos e rikujtojmë më penalltinë e Manajt e të kthehet në shprehje popullore …

“E humbi si Manaj penalltinë”/ kohajuaj