Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka hapur në Kuvend audion e 21 janarit, ndërsa thotë se kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi trupa. Ndër të tjera ai ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë çështje.

“Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë (hap uadion). Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë: Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak.

Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t’ju them unë, qëlloni në trup.

Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh.

Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me protestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. “- tha ai.