Nicolas Malvagna është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë personi që goditi me cellular në fytyrë këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
33 vjeçarja ishte në skenë duke performuar gjatë koncertit të saj të dielën në SHBA kur ndodhi ngjarja.
Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital ku edhe I=iu nënshtrua disa ndërhyrjeve.
Pas incidentit, këngëtarja e “I’m Gonna Show You Crazy” postoi në rrjetet sociale një foto ku shkruante se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.