Balerini Ilir Shaqiri ka folur për Luiz Ejllin duke nënkuptuar se sipas tij, ai është fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Sipas balerinit, publiku tashmë e ka kuptuar se kush është origjinali dhe atë ka zgjedhur.
Ndër të tjera, Iliri ka thënë se ajo që i bën përshtypje te Luizi është siguria në vetvete dhe ftohtësia që tregon në logjikë.
”Nëse do isha në ‘Big Brother’, do doja të kisha konkurrent Luizin. Më ka bërë përshtypje siguria në vetvete që ka Luizi dhe ftohtësia që tregon në logjikë”, ka thënë ai në një intervistë për mediat.
Ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratën e moderatores Kiara Tito, e cila u shpreh se me Ilirin do të kishte një crash.
Për këtë balerini u përgjigj me humor se gjënë e bukur e duan të gjithë