Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka dërguar për konsultim modelet e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.

Në këto zgjedhje do të kenë të drejtë të votojnë për herë të parë edhe emigrantët shqiptarë.

Por diaspora do të ketë  fletë votimi ndryshe nga fletët për votuesit nga Shqipëria.