Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në Shqipëri.
Nafta: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë.
Benzina: 186 lekë/litri me pakicë, 174 lekë/litri me shumicë.
Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litri për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.