Kylian Mbappe mbetet një temë e nxehtë e kësaj merkatoje verë. Ylli francez deklaroi publikisht se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale me PSG që i përfundon në 2024.

Kaq mjaftoi që në lëvizje të vihej Real Madrid, klub që e ndjek prej kohësh.

Sipas El Chiringuito TV, as PSG nuk ka qëndruar në heshtje, por i kanë vendosur një çmim: çdo skuadër që kërkon shërbimet e Mbappe duhet të paguajë 200 milionë euro.

Psg

Kërkesa e PSG është shumë larg asaj që Real Madrid ka ofruar, 120 milionë euro. Reali është në një pozitive komode pasi nëse PSG nuk pranon ofertën e tyre, mund ta marrin flas në 2024.