Jennifer Lopez, ashtu si shumë kolegë të saj ka nxjerrë në treg një pije alkoolike e cila siç duket nuk është mirëpritur nga fansat.
Fillimisht ndikon fakti që këngëtarja ka lobuar gjithnjë për stilin e shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin larg pijeve alkoolike, ndërsa ka pohuar shpesh herë që nuk është pijedashëse. Në këto kushte fansat kanë të drejtë të besojnë se kjo është asgjë më tepër se një formë për të fituar para pa menduar për impaktin në publik.
Nga ana tjetër ishte e çuditshme gjithashtu për shkak të bashkëshortit të saj Ben Affleck, i cili po shërohet nga varësia ndaj alkoolit.
Në postimin në Instagram ku JLo ka reklamuar pijen Delola shihen një mori komentesh negative që mbizotërojnë ato ku këngëtares i urohet sukses në sipërmarrjen e saj të re.