Nga Ylli Pata
Ka një opnion permanent dhe insistues në debatin publik në lidhje me çështjen e rotacionit. Një opinion që konsiderohet si argument që në zgjedhjet e vitit 2017 e në vazhdim.
Ky opinion që na vjen në një kuzhinë e përnatshme panelesh dhe rrahjes së diskutimit në televizione, insiston në pyetjen, apo në çështjen që hidhet shpesh se “Shqipëria ka nevojë për ndryshim”.
Natyrisht që fjala “ndryshim” tek ky argument ose tek ky opinion do të thotë ndryshim pushteti, pra të iki Edi Rama e të vijë Sali Berisha. Fatos Lubonja, është realisht personi që ka çimentuar edhe filozofinë dominuese që hallakatet si pa teklif në publik.
Lubonja thotë me fjalë të thjeshta: janë tre banda, Rama, Berisha dhe Meta. T’i ndryshojmë bandat, siç familjet siçiliane ndryshonin kapon e Cosa Nostra-s. Lubonja, në këtë narracion tenton të rrekë logjikën e ekuilibrit që vjen thjesht nga “ndryshimi i dorës”. Domethonë ikën corleonezët vijnë catanezët, ikin palermitanët vijnë grupi i zjarrit që Enveri i çoi matan detit