Shqetësimi për skualifikimin e “Zonjës së Hashashit”, Eni Vasili nga gara për kreun e RTSH-së, nuk shqetëson më vetëm dy zonjat e komisionit të medias, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, por edhe kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo.
“Ishte një vendim i paligjshëm! Janë shkelur kriteret e përcaktuara në ligj”- thotë z. Bungo.
Sipas tij na qenkan skualifikuar nga gara gazetarë!
Për kë e ka fjalën zotëria në fjalë?!
Mos është shqetësuar për gazetaren Laureta Rroshi, e cila kandidon sa herë që ka garë, apo ndonjë tjetër si ajo!
Dy kandidatët e përzgjedhur nga këshilli janë një gazetar dhe një inxhiniere, sic e cilëson z. Bungo, zv-drejtoreshën aktuale, znj Polo, kështu që ka mundësi të zgjedh se për kë të votoj.
Por në fakt zotin kryetar e shqetëson fakti që nuk është në garë “zonja e hashashit”, gazetarja e “mirënjohur” tashmë jo vetëm e preferuara e opozitës por edhe e maxhorancës e më e rëndësishmja e kryetarit, e cila i ka prishur dhe gjumin e natës me endrrën e saj për drejtoresh.
Mqs z. Bunga, ngërcet e krijuara nga mosha po i reflektohen në mbledhjen e Këshillit Drejtues, dhe kërkon ta shkrijë atë, do bënte mirë ta kishte shkrirë me kohë se ka pasur boll arsye për ta bërë, e bashkë me ta të kishte ikur dhe vetë njëherë e përgjithmon se vetëm ngërce i ka krijuar atij institucioni për kapricot e tekat e tij të paplotësuara.
Dikush duhet ti thotë stop këtij pensionisti, kumarxhi!