Ky tas delikat prej porcelani, u shit për më shumë se 25 milionë dollarë gjatë një jave të fortë të shitjeve të artit kinez në Hong Kong.
E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “shumë e rëndësishme”, antika vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punishtet perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të.
Tasi u prodhua gjatë kohës së perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga viti 1722 deri në 1735 (megjithëse smalti ka të ngjarë të jetë pikturuar menjëherë pas vdekjes së tij). Është pjesë e një tradite të njohur si “falangcai”, ose “ngjyra të huaja”, një emër që i është dhënë porcelanit me origjinë nga furrat perandorake të Jingdezhen.
Tasi përshkruan dy dallëndyshe, një pemë kajsie të lulëzuar dhe një shelg. Dizajni përmban gjithashtu një fragment nga një poezi që mendohet se është porositur nga paraardhësi i dinastisë Ming të Yongzheng, perandori Wanli.