Sepse ka frikë nga zgjedhjet që do të zhvillohen në Tiranë; sepse shenjat janë që Erion Veliaj nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë së Tiranës
Po Saliu çfarë ka? Mos është bashkuar me Partinë Socialiste? Hahahahaha
Jo, Saliu ka frikë se dënimi i Erion Velajt e çon Tiranën në zgjedhje të reja.
Dhe ja, kjo është frika e Saliut; sepse ai e di që në Tiranë do të mundet thellë; dhe kjo gjendje e hedh atë në erë. Prandaj frika e zgjedhjeve të reja në Tiranë e hedh Saliun tek Erjon Veliaj, në mënyrë që ky të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Prandaj Saliu tani është me Erjon Veliajn.
Një komedi sigurisht që është kjo, por tani dihet se krizat në politikë, i çojnë kryetarët e partive në mendime dhe veprime qesharake.
Këtu jemi.
Frika e frikës sime ma ka dërmuar kaq shumë mendjen; sa nga frika po bashkokem me kundërshtarin tim: ja, kjo është frika e Saliut në ditët e sotme.
Asgjë, ne të korruptuarit jemi siç kemi qenë: frikë dhe bllokim mendor; se i kemi pronat tona të paligjshme në rrezikun e konfiskimit me një vendim gjyqësore; se jemi të pandehur në SPAK për krimin e korrupsionit.
Asgjë.
Kjo është e gjitha, dhe prandaj asgjë nuk mund të bllokohet në SPAK.
Dhe sigurisht që koha po ecën drejt çlirimit të plotë të shqiptarëve nga zgjedha e korrupsionit.
Mos u shqetësoni, o ju të korruptuar të lartë! Sepse në SPAK janë kthyer sërish ekspertët amerikanë që ndihmojnë teorikisht dhe praktikisht SPAK-un.
Dhe prandaj mbaheni mend:
Çlirimi i shqiptarëve nga zgjedha e hajdutëve të korrupsionit të lartë shtetëror, është drejt fundit.
Prisni dhe shikoni!