Maxhoranca ka miratua gjatë seancës së sotme dekretimin e dy ministrave të rinj, Blendi Goxhes dhe Adea Pirdenit.
Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistët votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.
Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro. Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga Ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave.