Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Tiranë, ku sot pritet edhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.
Në 11:30, Erdogan u prit me ceremoni nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin zhvilloi edhe një takim ‘kokë më kokë’ që zgjati rreth 30 minuta.
Më pas Erdogan u prit nga Rama në ambientet Kryeministrisë, ndërsa bashkë do të kenë edhe një deklaratë për shtyp.
Policia ka forcuar masat e sigurisë me rastin e vizitës së Erdogan, ndërkohë që janë bllokuar dhe akset ku do të lëvizë presidenti turk dhe delegacioni që e shoqëron.
Sakaq, efektivë policie dhe me snajper ndodhen në tarracën e pallatit të Kongreseve dhe në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk.