Presidenti i Francës, Emannuel Macron, e ka nisur vizitën e tij në Tiranë duke nderuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Macron i dorëzoi shkrimtarit shqiptar titullin më të lartë të Republikës franceze “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”.

“Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Por në fund të valixhes juve nuk sillnit shishe vere, akoma më dehës, ju sillnit libra, libra, libra. Kamynë dhe shumë të tjerë.

Në vendin tonë ju keni krijuar shumë miqësi. Me botuesin tuaj, që e kishte çuar ndërgjegjen personale aq sa kishte mësuar shqip, ruante kopje të dorëshkrimeve tuaja që zëri juaj mund tu fliste të gjallëve nëse ju ndodhte gjë.

Në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona dridhma e fundit e së cilës nuk rresht se afruari. Nga shëtitja juaj në Tiranën e ri -gjetur kanë lindur teksa jashtë kohë në kryqëzim të miteve.

Sa shumë Evropa është një ëndërr, një mit, ai e ringjalljes dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta. Ju e përjetoni ketë me historinë e familjes tuaj.

Të jeni i sigurt që vepra juaj nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit.

Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’ju ngre ne gradën e Oficerit të Lartë në urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha presidenti i Francës.