Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për arrestimin e Ilir Metës. Gjikondi tha se Meta ka qenë personi sipas saj që e ka kthyer në filozofi udhëheqjeje, korrupsionin.

“Ekzistenca e Ilir Metës ende në politikën shqiptare, fjalori i tij denigruar dhe mos përgjegjësia e tij ndaj asaj çfarë i ka bërë Shqipërisë në 30 vite, pasi duhet të ishin dënuar 13 vite më parë, ndanin dy epoka. Kemi një hendek ekstrem mes klasës politike shumë të korruptuar dhe asaj varfërie, haka do shkojë tek i Zoti. Berisha e dimë që ka arritur të krijojë një grup pasioni për ata që e ndjekin, por Meta futi në sistemin e politikës shqiptare, një fenomen të rrezikshme. Futi korrupsionin. Të prishësh strukturën e vlerave për të bërë karrierë…Meta e ktheu në filozofi udhëheqjeje korrupsionin dhe strukturën e zhbërjes së vlerave të një kombi…Kur u vu në pushtet dhe bëri aleancën me Berishën, ku lëpiu aty ku pështyu, u provua se si funksiononte Meta. E rithem se shëmtimi që i bëri personalitetit të shqiptarëve që po të jesh servil do të bësh karrierë dhe ai që është rritur mirë do të ikë jashtë Shqipërisë. Këta janë ata që e sollën Shqipërinë në këtë stad. Sa për arrestimin ishte mëse normale. Nëse bën një analizë të gjithë dramave që kanë pësuar shqiptarët deri më sot, ai është më minimalja…Postet i ka shfrytëzuar për të grabitur, dhe pasojat do të çojnë në këtë gjë”, tha ndër të tjera ajo.