Kryeministri polak Donald Tusk postoi në Platformën X dhe foli për shpërthimin në linjën hekurudhore të vendit që shkon drejt Ukrainës.

Z. Tusk flet hapur për një “akt sabotimi të paparë”.

Gjithçka që thotë kryeministri polak në postimin e tij:

“Bombardimi i linjës hekurudhore në rrugën Varshavë-Lublin është një akt i pashembullt sabotimi që synon drejtpërdrejt sigurinë e shtetit polak dhe qytetarëve të tij. Kjo rrugë është gjithashtu jetike për dërgimin e ndihmës në Ukrainë. Ne do t’i arrestojmë autorët, kushdo që të jenë ata .”

Postimi i kryeministrit polak:

Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes (16/11 ). Një makinist treni raportoi probleme me infrastrukturën hekurudhore në distriktin Życzyn, Qarku Garwolin, pranë stacionit hekurudhor PKP Mika.

Autoritetet thonë se një inspektim paraprak i linjave zbuloi dëmtime në një seksion.

Varshava ka thënë në të kaluarën se roli i saj si një qendër për ndihmën ndaj Ukrainës në luftën e Rusisë e bën atë një objektiv për sabotim. Moska ka mohuar vazhdimisht të jetë pas veprimeve të tilla./kohajuaj