Këngëtari Federik Ndoci ishte i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për përfshirjen e artistëve në fushatat elektorale.

Ndërsa trajtonte këtë tema ai ndau me publikun dhe konfliktet me të motrën që mbështet Partinë Demokratike.

“Motra ime nuk përdor as argumentin, as arsyen, vetëm thotë unë jam me ata dhe ata të tjerët s’i duroj. Po mirë moj i them shiko konceptin, a e kupton që është monizëm [duke iu referuar këtu qytetit të origjinës së këngëtarit, që sipas tij ka qenë gjithnjë e majtë dhe nuk është përmirësuar] Familja jonë ka demokraci perfektë, ne qeshim në fund, nuk shahemi,” – tha Ndoci
Sipas tij është e rëndësishme që politika të ndryshojë qytetet që merr nën menaxhim dhe jo të mbështetet nga artistët pa sjellë asnjë përmirësim.