Kur kanë kaluar nëntë muaj nga krimi makabër që si fund pati vdekjen e vajzës keniane, 29 vjeçares Joy Aoko, policia ka ndërmarrë aksionin mësymës ndaj të dyshuarve si të implikuar në ngjarjen kriminale.
Sikurse publikon Euronews Albania mëngjesin e kësaj të shtune me vendim gjykate është ushtruar kontroll në 4 banesa, ndërsa janë marrë në pyetje 6 persona. Shoferi i kazinosë R.B., është shoqëruar gjithashtu, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai…
Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.
Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.