Efektivi i Shqiponjave Edlir Alleshi është plagosur këtë mbrëmje në në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë, nga një person që po ndiqte. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se efektivi është qëlluar me dy plumba në bark. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të “Shqiponjave”, dhe si pasojë është plagosur Alleshi.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.”
Policia tregon si u plagos efektivi në Tiranë: Po ndiqnin një person të armatosur, agresori hapi zjarr në drejtim të ‘Shqiponjave’
Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me plagosjen e efektivit të Shqiponjave në Tiranë Edlir Alleshi gjatë ndjekjes së një personi që levizte me armë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.