Në fund të qershorin vihet në punë ura e re me harqe në Liqenin e Kukësit.

Ura me hark, e vetmja në vend dhe rajon, që po ndërtohet mbi ujrat e Liqenit të Kukësit ( Drinit të Zi), pirtet të  përgfundojë brenda këtij muaji. Burime pranë konçensionarit bëjnë më dije se shumica e zërave të projektit kanë përfunduar dhe se puna është përqëndruar tek elelementët e sigurisë, ndriçimit dhe sinjalistikës. Përfundimi i urës do të lëhtësojë qarkullimin e automjetve  në Austostradën e Kombit, pasi ura ekzistuese më dy kalime,  ku përfundon direkt në një shpat mali e bënte qarkullimin të pamundur sidomos në fundjave, ku fluksi i udhëtarëve nag Kosova drejt bregdetit tonë është shumë më i madh.

Ura në fjalë është një projekt  i inxhinierit bashkëkohor që realizohet për herë të parë në vendin tonë  mandje dhe rajon ,dhe ka katër korsi.

Ajo është e gjatë 310 metra dhe lidh dy brigjet e luqinit pa asnjë këmbë mbështetesë, por vetëm mbi trasenë e hekurt dhe harkun lart që është i lartë 56 metra.

Projekti i hartuar nga specialist vendas dhe italian ka kushtuar  rreth 30 milionë euro, dhe ura është vepra më e rëndësishmë dhe më e bukur e artit në gjithë  Autostradën e Kombit, dhe element që kishtë munguar që nga përfundimi i saj.

IMG 20240618 WA0014

Deri tani kalimi bëhej më urën e vjetër me dy kalime ndërtuar në vitin 1978, e llogaritur për një fluks simbolik të kalimeve të  automjeteve. Tashmë  dalje për në qytetin e Kukëist do të bëhet  afër ujësjellësit të ri në rrethrrotullimin e ri, ndërkohë që në urën e vjetër do të kalojnë vetëm automjete që vijnë nga qyteti i Kukësit drejt Tiranës dhe do kenë hyrjë në autostradë.

Një variant tjetër për të mos bërë këtë urë, që konsiderohet dhe si e kushtueshme, ka enë dhe hapja e një tuneli  pikërisht atje ku ka këmbët ura e vjetër poshtë turizmit të ri të Kukësit, por rezultoi pa efektivitet.

IMG 20240618 WA0009 1 1IMG 20240618 WA0015

Punimet kanë detyruar ndërtuesit që shpesh të pezullojnë kalimet dhe  afër urës së re, duke bërë që gjithë autojetet që shkojnë e vijnë në Kosovë të futen nëpër qytetin e Kukësit duke shaktuar kaos dhe dëmtuar rrugët e brendëshme të qytetit.

Kjo urë përveçse  lëhtëson qarkullimin rrugor bashkë më  rrugën  Mamurras- Qafë Kashar, ( aks që eliminon udhën e vjetër të rënduar nga trafiku),  dhe që kanë qenë  dhe pikat më kritike të udhëtimeve drejt Durërsit e Tiranës, do të lëhtësoj dukshëm deri në një orë më shpejt  e udhëtimet  nga veriu  vendit në drejtim të Rinasit  Durrësit dhe Tiranës.

Sipas monitorimeve në këtë urë mund të kalojnë të gjitha llojet e automjetev të tonazheve më të rënda, dhe në 24 orë  në këtë urë kalojnë në fundjave dhe mbi 40 mijë automjete në dy drejtimet.

IMG 20240618 WA0017

Ura e cilësuar si panoramike, është harmoni më projektet e tjera dhe më natyrën e bukru të Kukësit duke shtuar kureshtjen dhe dëshirën e vizitorëve vendas e të huaj për ta parë e kaluar mbi të.  Ajo ndodhet ngjitur më  “ tre qytetet” e Kukësit por më mbimera të ndryshëm. Pranë Kukësit të ri, atij të nëndheshëm dhe Kukëist të vjetër poshtë ujrave të liqenit. 3 km larg  Aeroportit dhe 18 km larg kufirit më Kosovën, 13 km larg Tunelit të Kalimashit në një asambël të bukur  të peisazhve që ka natyra e Kukësit me Gjalicën përballë, Pikëllimën, Kalanë e Pecës fare afër dhe liqenin që e rrethon qytetin në formën e një gadishulli.

Ura nuk e izolon qytetin, pasi autostradat nuk kalojnë mëspërmes qyteteve, por e bën Kukësin më joshës e relaksues për vizitorët dhe tursitët./kohajuaj