Një skandal ka ndodhur për futbollin izraelit, me ish-portierin e kombëtares Boris Klaiman që është arrestuar për sulm se*sual.
Gardiani i Volos në Greqi është përfshirë në një tentativë për përdhunim ndaj një vajze 17-vjeçare në një klub nate të Athinës.
Gjithashtu autoritetet gjetën substanca narkotike që po i mbante Klaiman, duke e arrestuar atë menjëherë.
Siç ka dëshmuar 17-vjëeçarja, ajo ishte në një udhëtim shkolle në Athinë dhe në klubin e natës ishte ngacmuar nga portieri 32-vjeçar.
Kur ajo i tha për moshën Klaimanit, ai e sulmoi menjëherë se*sualisht të miturën.
Për këtë gjë ajo e denoncoi menjëherë portierin e Volo.